Marinari i verbër kalon fund e krye Paqësorin për të dhënë një shembull (foto)

Një marinar i verbër japonez ka përfunduar pa ndalesë një lundrim në Oqeanin Paqësor, duke u bërë personi i parë në botë që e arrinë këtë gjë.

Mitsuhiro Iwamoto, 52 vjeç, lundroi për 8.700 milje (14.000 km) me ndihmën e një lundruesi që e orientonte.

Jahti i tij u ndal në portin Fukushima të shtunën në mëngjes, duke i dhënë fund udhëtimit dy mujor.

Mitsuhiro Iwamoto

Ai u largua nga Kalifornia më 24 shkurt me Doug Smithin, një lundrues amerikan që e ndihmoi atë.

Përpjekja e tij e parë për të kryer udhëtimin nisi në vitin 2013, por përfundoi me dështim pasi varka e tij goditi një balenë dhe u përmbyt. Më pas, ai u shpëtua nga ushtria japoneze.

Mitsuhiro Iwamoto and Doug Smith

Iwamoto kishte humbur shikimin qysh prej moshës 16 vjeçare, por ëndërra për tu bërë një detar i zoti nuk iu shua kurrë. Ai e drejtoi anijen me shumë besim, teksa ndihmësi i tij, Z. Smith i dha atij udhëzime verbale, duke e këshilluar atë lidhur me drejtimet e erës dhe rreziqet potenciale.

Ai është personi i parë i verbër që me sukses lundron në të gjithë Paqësorin pa u ndalur.

“Ne e ndërmorrëm këtë udhëtim jo vetëm për arritje personale, por për të dërguar një mesazh se çdo gjë është e mundur kur njerëzit bashkohen dhe këmbëngulin”, shkroi Iëamoto në faqen e tij të internetit.

i dhe z. Smith bënë udhëtimin për të mbledhur para për bamirësi dhe për përpjekjet për të parandaluar sëmundjet që shkaktojnë verbëri. /Mesazhi/