Marihuanë në të gjithë Kosovën, konfiskohet edhe kokainë

Marihuana është duke u përdorur me të madhe në Kosovë, sipas raportimeve të policisë.

Nuk kalon një ditë në policia nuk raporton për konfiskim të substancave narkotike në territorin e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Për 24 orë, policia njofton se në territorin e Kosovës janë arrestuar 8 persona pasi u është gjetur substanca narkotike, kokainë dhe marihuanë.

Për më shumë njoftimet e Policisë:

Fshati Bernicë e Epërme, Prishtinë 15.11.2018 – 01:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit kokainë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.Fshati Shkabaj, Obiliq 15.11.2018 – 15:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit në bagazhin e veturës me të cilin ishin duke udhëtuar, është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 7 kilogramë e 615 gramë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.Rr. “Bill Klinton”, Prishtinë 15.11.2018-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 2 gramë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.SPK. Qafë Morinë 15.11.2018 – 18:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe janë konfiskuar dy qese najloni me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë 7 gramë, një pako me letra për mbështjelljen e substancave narkotike dhe një thikë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuari janë liruar në procedurë të rregulltPKK Vërmicë, Prizren 15.11.2018 – 01:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që tek i njëjti është gjetur dhe është konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 37.81 gramë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.