Maqedonia përgatitet për ndryshimin e emrit duke hequr shenjat nga institucionet

Autoritetet në Maqedoni kanë filluar të heqin shenjat zyrtare nga ndërtesat e qeverisë për t’u përgatitur për emrin e saj të ri: Maqedonia e Veriut.

Shenjat e “Qeverisë së Republikës së Maqedonisë” u hoqën nga ndërtesa kryesore e qeverisë së vendit të hënën herët në kryeqytet.

Vendi i vogël ballkanik do të ndryshojë emrin e vet në Maqedoninë e Veriut pas arritjes së një marrëveshjeje të rëndësishme me Greqinë fqinje, e cila ka një krahinë fqinje të quajtur Maqedoni.

Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s tani që parlamenti i Greqisë miratoi një masë që do t’i lejoj vendit të bashkohet me aleancën. Më parë, Greqia kishte bllokuar pranimin e Maqedonisë në NATO.

Maqedonia tani do të publikojë marrëveshjen me Greqinë në gazetën e saj qeveritare në mënyrë që ajo të jetë e njohur zyrtarisht në ligj. /Mesazhi/