Maqedonia e 80-ta për nga toleranca, Shqipëria dhe Kroacia gjenden më mirë

Holanda është vendi më tolerant në botë, sipas një raporti të Indeksit për përfshirje për vitin 2019 nga Universiteti i Kalifornisë.

Maqedonia renditet e 80-ta nga gjithsej 132 vende të vlerësuara këtë vit.

Holanda, ndiqet nga Suedia, Norvegjia, Portugalia, Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, Kanada, Finlandë, Luksemburgu dhe Danimarka. Në krye janë edhe vendet si Gjermania, Austria, Belgjika dhe Australia.

Nga vendet e rajonit, më mirë janë të ranguar Kroacia, e cila gjendet në vendin e 13-të, pasuar nga Shqipëria (18), Sllovenia (30), Serbia (40), Bosnja dhe Hercegovina (45) dhe Mali i Zi (81).

Ndër vendet më jotolerante në botë sipas Indeksit radhiten Jemeni, Iraku, Sudani, Maroko dhe Ruanda.