Maqedoni, 16 vite nga Marrëveshja e Ohrit

Republika e Maqedonisë sot shënon 16 vjetorin nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë së Ohrit, me të cilën iu dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni duke krijuar një kornizë për bashkëjetesë ndëretnike, raporton Anadolu Agency (AA).

Negociatat mes palëve filluan në Shkup, për të vazhduar në Ohër ku u bë parafimi i dokumentit, nënshkrimi i të cilit u bë më 13 gusht në rezidencën presidenciale në Shkup.

Marrëveshja Kornizë, që njihet edhe si Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua mes partive më të mëdha politike në vend dhe përfaqësuesve special të Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve, e cila i dha fund konfliktit ndëretnik të vitit 2001 ndërmjet dy komuniteteve më të mëdha etnik në vend, shqiptarëve dhe maqedonasve.

Negociatat që zgjatën rreth dy muaj në qytetin e Ohrit u zhvillua nën patronazhin e presidentit të atëhershëm të Maqedonisë, Boris Trajkovski, ndërsa marrëveshja u nënshkrua edhe nga kryetarët e atëhershëm të partive politike, LSDM-së Branko Cërvenkovski, PDSH-së Arbën Xhaferi, VMRO-DPMNE-së Lupço Georgievski dhe nga ai i PPD-së Imer Imeri.

Dëshmitar në nënshkrimin e marrëveshjes në cilësi të garantuesve ishin François Léotard, përfaqësues i posaçëm nga Bashkimi Evropian dhe James Perdue, përfaqësues i posaçëm nga SHBA.

Me këtë rast, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe zv/kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazi Lika do të adresohen në manifestimin qendror kushtuar 16 vjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizës së Ohrit.