Mane: Vota e Messit për mua tregon sa larg kam shkuar

Sadio Mane pranon se ishte një “kompliment i shkëlqyeshëm” të jesh vota numër një e Lionel Messi për çmimin e Lojtarit më të mirë të FIFA-s.

Anësori i Liverpoolit mori votën më të lartë të Messit për çmimin muajin e kaluar, me argjentinasin që fitoi përfundimisht çmimin, me Mane i cili u rendit në pozitën e pestë.

Bashkëlojtari i Mane, Virgil van Dijk, përfundoi në vendin e dytë, përpara sulmuesit të Juventusit, Cristiano Ronaldo dhe anësorit Mohamed Salah që zunë vendin e tretë përkatësisht katër, transmeton lajmi.net.

“Është një kompliment i shkëlqyeshëm kur Messi voton për ty”, tha Mane në një intervistë për The Sunday Times.

“Nëse shikoni nga kam ardhur, kjo tregon sa larg kam shkuar. Pa qenë për një kohë të gjatë në një akademi, arrita këtu”.

“E tëra që mund t’u them [fëmijëve] është të vazhdoni të punoni shumë dhe të ndjekni ëndrrën tuaj”, përfundoi senegalezi.

SHPËRNDAJE