Mane, lojtari i muajit mars në Angli

Sadio Mane ka mposhtur konkurencën e Sergio Agueros duke u shpallur lojtari më i mirë i muajit mars në Premier League, shkruan supersport.al.

 Sulmuesi senegalez ka qenë deçiziv me The Reds duke ndihmuar skuadrën Klopp të arrijë fitore të rëndësishme që e kanë mbajtur në krye të Premier League.

Mane shënoi dy gola ndaj Burnley-it ndërsa fitoi një 11-metërsh dhe realizoi një gol ndaj Fulham. Edhe ndaj Tottenham ai zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer ndërsa nuk arriti të linte shenjë në derbin ndaj Everton.

 Goli më i bukur i muajit u zgjodh ai francezit të Brighton Nokaert në sfidën ndaj Crystal Palace, një supergol nga limitet e zonës me të majtën.