Manchester United rikthehet te fitorja

Manchester United është rikthyer me pikë të plota në udhëtim te WBA.

Djajtë e Kuq kanë lënë pas humbjes me Manchester Cityn, duke fituar në udhëtim 1:2 te WBA, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të.

Dy golat e skuadrës së Manchesterit u shënuan në pjesën e parë, përmes Lukakut dhe Lingard.

Vendasit shënuan në pjesën e dytë, me anë të Barryt, por pa mundur të bëjnë më shumë