Manchester United mposhtet edhe nga skuadra më e dobët e Premierligës

Manchester United është mposhtur nga West Brom me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së 33-të të Premierligës.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Jay Rodriguez në minutën e 73-të.

Pas kësaj humbje, United mbetët në pozitën e dytë me 71 pikë, një më shumë se Liverpool, ndërsa West Brom është e fundit në tabelë me 24 pikë dhe ka shumë pak gjasa që të shpëtoj nga rënja.