Manchester United dhe Chelsea kërkojnë FA Cup

ATSH-DPA/ – Manchester United dhe Chelsea do të ndeshen sonte në finalen e FA Cup, shansi i fundit për të dyja klubet që të arrijnë të fitojnë një titull për këtë sezon.

United, që është në vend të dytë në Premier League, ka shijuar më shumë suksese se sa Chelsea, që përfundoi në vend të pestë, por marrja e një trofeu do t’i sillte shkëlqim sezonit.

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte vazhdon të ketë të ardhmen në dyshim, i cili arriti të fitonte titullin kampion sezonin e tij të parë, por dështoi që të kualifikohej për në Ligën e Kampionëve.

Nga ana tjetër Mourinho po kërkon një titull të tretë në sezonin e tij të dytë me United, pasi ka fituar League Cup dhe Europa League në vitin 2017.

Një fitore do t’i jepte United suksesin e 13-të në FA Cup duke barazuar rekordin e Arsenal, ndërsa Chelsea po kërkon fitoren e tetë.