Manchester City thyen rekordin 129 vjeçar të Anglisë

Lavdërimet për sezonin që po nënshkruan Manchester City i Guardiolës tashmë po mbarojnë. Me fitoren e kësaj fundjave, 2-1 kundër West Ham, “qytetarët” shtuan disa rekorde në sezonin e tyre historik. Tri pikë të shënuara në “Etihad” kundër “hammers” mjaftuan për ekipin e Manchesterit të bëhej i barabartë me fillimin më të mirë në 129 vitet e historisë së kampionatit anglez të futbollit (14 fitore dhe 1 barazim pas 15 javësh), vendosura nga Tottenham në vitin 1960.

Këtë gjë e konfirmoi Míster Chip në llogarinë e tij në “Twitter”. Statisticieni i njohur anglez, gjithashtu, vuri në dukje një tjetër rekord të mposhtur nga Pep dhe skuadra e tij. Duke shtuar 4 ndeshjet e fundit të sezonit 2016-2017 dhe 15 ndeshjet e para të sezonit 2017-2018, “qytetarët” nënshkruan serinë më të mirë kombëtare të 19 ndeshjeve radhazi (18 fitore dhe 1 barazim) të ndonjë klubi në historinë 129 vjeçare të divizionit të parë anglez.

Përveç kësaj, Manchester City është pjesë e vetëm 4 ekipeve, që mbeten të pamposhtur këtë sezon në Europë, me 14 fitore dhe një barazim, duke u bashkuar me Interin (12-3-0), Barcelona (11-3-0) dhe Atlético Madrid (8-6-0). Udhëheqës absolut të Premier League, me 43 pikë, kanë ndjekës të tyre më të afërt Manchester United të Mourinhos, me 8 pikë më pak.

Megjithatë, “qytetarët” do të kenë mundësinë të zbresin fundjavën tjetër në “Old Trafford”, skenën e një prej klasikeve të Mançesterit me më shumë pritshmëri të kohëve të fundit. Vetëm se para përplasjes me “djajtë e kuq” të Mourinhos, Manchester City ka siguruar një tjetër rekord për Pep: 14 fitore radhazi dhe kështu kapërcen 13 fitoret radhazi të Arsenalit të Wenger në sezonin 2000-2001.