Manchester City me goleadë kundër Southamptonit

Manchester City ka mposhtur Southamptonin me rezultat 6-1 në ndeshjen e xhiros së 11-të të Premierligës.

Skuadra e Guardiolës kaloi në epërsi në minutën e 6-të me autogolin e Hoedt.

Golin e dytë në ndeshje e shënoi Sergio Aguero në minutën e 12-të të takimit.

David Silva në minutën e 18-të u përkujdes për golin e tretë në këtë takim.

Southampton ngushtoi disavantazhin me golin e Ings nga penalltia në minutën e 30-të.

Sterling shënoi golin e katërt për Manchester Cityn në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol.

Rahem Sterling shënoi në minutën e 67-të.
Rezultatin përfundimtar e vulosi Mane me një gol në minutën e fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore, Manchester City është në pozitën e parë me 29 pikë, dy më shumë se Liverpooli që ka 27 pikë.