Manchester: 19 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në shpërthimin në një koncert

Të paktën 19 persona mbetën të vrarë dhe rreth 59 të tjerë u plagosën në një shpërthim në koncertin e mbrëmshëm të pop yllit Ariana Grande i cili mbahej në qytetin verior të Manchester-it, raporton Anadolu Agency (AA).

Shefi i policisë së Manchester-it, Ian Hokins, në një konferencë për shtyp tha se personat e plagosur trajtohen në gjashtë spitale.

Policia më herët, rreth orës 10:35 sipas orës lokale, tha se shpërthimi në arenën me 21 mijë ulëse ishte duke u hetuar si sulm terrorist.

“Ne po punojmë për të gjetur detaje të plota për atë që po trajtohet nga policia si një sulm terrorist i tmerrshëm”, tha kryeministrja Theresa May në një deklaratë në orët e para të së martës, duke shtuar se, “Të gjitha mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e atyre që janë prekur”.

Sekretari i Shtetit Amber Rudd dënoi “sulmin barbar”. Ndërkohë, gjatë ditës së sotme do të mblidhet mbledhja e komitetit emergjent COBRA.

Shpërthimi ndodhi jashtë vendit, sipas një deklarate nga arena që kërkonte të siguronte sigurinë e klientëve në vendin e duhur.

Shërbimet e hekurudhave kombëtare thanë se shërbimi i trenit në stacionin Manchester dhe Victoria aktualisht është pezulluar.