Manaj pëson dëmtim të rëndë në kokë, dërgohet me urgjencë në spital

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, ka pësuar një lëndim të rëndë në kokë.

21 vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin universitar të Grandadas, pasi pësoi një goditje të rëndë në fytyrë gjatë ndeshjes që skuadra e tij Albacete e zhvilloi në udhëtim te Granad.

Mediet në Spanjë si ‘AS’ dhe ‘Marca’ shkruajnë se Albacete ka njoftuar se Manaj ka pësuar një traumë të trurit, dhe shumë shpejtë priten rezultatet mbi gjendjen e tij.

Gjithçka ka ndodhur në minutën e 23’ të ndeshjes, kur Manaj fitoi duelin ndaj German për një top të diskutueshëm dhe mori kontrollin e topit.

Mbrojtësi ngriti këmbën në tentativë për të larguar topin, por arriti me vonesë dhe goditi me këpucë në fytyrë sulmuesin shqiptar të Albacete./Lajmi.net/