Manaj ftohet te skuadra e parë e Barcelonës për ndeshjen kundër Getafes

Rey Manaj është ftuar për herë të parë te skuadra A e Barcelonës për ndeshjen e fundjavës në La Liga.

Katalanët të shtunën në ‘Camp Nou’me fillim nga ora 16:00, presin skuadrën e Getafes.

Trajneri Quique Setien ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për këtë ndeshje, dhe në të figuron edhe emri i sulmuesit shqiptar, Rey Manaj.

22 vjeçari nga Lushnja në afatin kalimtar të janarit u transferua te Barcelona B, por lëndimet e sulmuesve te skuadra e parë, kanë bërë që ai të stërvitet nën urdhrat e trajnerit Setien, së bashku me Lionel Messin.

Shpresojmë që Manajt t’i jepet mundësia edhe për debutim, që padyshim do të jetë një moment i jashtëzakonshëm për të.