Man Utd me transferim 120 milionësh

Manchester United kërkon të bëjë një transferim gjigant në janar.

Manchester United dëshiron ta forcojë fazën defanzive, ku tashmë ka një shënjestër.

‘Djajtë e Kuq’ duan ta transferojnë mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, përcjell lajmi.net.

Manchester United është i gatshëm që të paguaj 120 milionë euro për transferimin e mbrojtësit senegalez.

Por, Napoli thuhet se do ta pranoj shumën, mirëpo do ta mbaj lojtarin deri në fund të këtij sezoni në formë huazimi.