Man Utd bën ofertë te Barcelona për Coutinhon

Manchester United ka filluar kontaktet e para me Philippe Coutinhon.

Manchester United e dëshiron transferimin e Philippe Coutinhos në afatin kalimtar veror.

‘Djajtë e Kuq’ janë në bisedime me agjentin e sulmuesit brazilian, ndërsa marrëveshja mund të arrihet para se të përfundoj ky sezon, përcjell lajmi.net nga The Sun.

Manchester United është i gatshëm që të paguajë 110 milionë euro për ta transferuar Coutinhon nga Barcelona.

Skuadra katalonase nuk llogaritë më në shërbimet e brazilianit, andaj e kanë vënë atë në tregun e transferimeve.