Man United rikthen formën

Manchesteri ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Swanseas, në ndeshjen e javës së 11-të të Premierligës me rezultat 3-1.

Transferi më i shtrenjtë në histori të futbollit, Paul Pogba e zhbllokoi rezultatin në minutën e 15-të, pasi shënoi një supergol.

Dy golat e Ibrahimoviç, së pari në minutën e 21-të, e pastaj në atë të 33-të, trefishuan rezultatin e Manchesterit.

Në pjesën e dytë Swansea shënoi me anë të Mike van der Hoorn, mirëpo nuk ishte e mjaftueshme për rikthim.

Pas kësaj fitore, Manchesteri ngjitet në pozitën e gjashtë me 18 pikë të grumbulluara.