Man City e mposhtë Chelsean në finale të EFL Cup

Manchester City e ka fituar EFL Cup-në, duke e mposhtur Chelsea me anë të penalltive.

Për më shumë se 90’ minuta, skuadrat nuk arritën të shënonin gol, duke e dërguar ndeshje në vazhdime, raporton lajmi.net.

Por, nuk mjaftuan as dy herë nga 15 minuta që të përcaktohet fituesi, duke bërë që skuadrat të shkojnë në gjuajtjen e penalltive.

Manchester City u tregua më i saktë nga penalltitë, duke fituar 4 me 3.