Mallorca e mposhti Realin me 6 lojtarë të kategorisë së tretë

Real Mallorca priti Real Madridin në stadiumin ‘Son Moix’ të mbushur të shtunën, por që i shpërblyen me një fitore të madhe.

Vendasit triumfuan me rezultat minimal, kësisoj duke i shkaktuar humbjen e parë këtë sezon ekipit të Zidane në La Liga.

Por ajo që është më shumë impresionuese për fitoren është se ajo u arrit me gjashtë lojtarë që i ndihmuan ata të ngjiten në kampionatin elitar spanjoll, përcjell lajmi.net.

Manolo Reina, Joan Sastre, Antonio Raillo, Fran Gamez, Salva Sevilla dhe Lago Junior ishin emrat që i qëndruan besnik ekipi balearik.

Mallorca dy vite më parë garonte në Segunda Division B, por në dy sezonet vijuese ata arritën të ngjiteshin në nivelin e dytë spanjoll e më pas në La Liga – ku mbrëmë arrin një fitore të madhe. 

SHPËRNDAJE