Maldini nderohet me fanellë të Kombëtares së Kosovës

Zyrtarët e FFK-së e kanë nderuar legjendën e skuadrës AC Milan, Paolo Maldini, me një fanellë të Kombëtares së Kosovës.

Klubi italian po qëndron në Prishtinë, ku sonte në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të luajë ndeshje miqësore me skuadrën kampione të Kosovës, Feronikelin.