Makina që “sfidon” gravitetin – Video

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon një mjet tip Jeep 4×4 duke “sfiduar ligjet e gravitetit”.

Makina, e modifikuar enkas për terrene malore, ngjitet në një shkëmb thuajse 90 gradë pa patur nevojën e ndihmës nga ndonjë mjet tjetër.

Videoja është klikuar mbi 600 mijë herë dhe është përhapur nëpër faqet e internetit ku shfaqen sfida të ngjashme nëpër terrene të vështira.