Makina e parë fluturuese ka shpejtësi prej 321 kilometra në orë

Makina e parë në botë që mund të “fluturojë” dhe të vozitet “me një shpejtësi të lartë prej 321 kilometra në orë në ajër dhe 160 km/h në tokë” është zbuluar në Majami me një çmim prej 599,000 dollarësh (mbi 540,000 euro).

Kjo makinë quhet Pioneer Personal Air Landing, ose PAL-V, dhe është e pajisur me helikë të mbërthyer dhe të pasme dhe mund të fluturojë në lartësi deri 3.81 km. Po ashtu, PAL-V përdor motorin benzinë.

PAL-V  është tashmë në prodhim në Hollandë.

Gjithashtu, PAL-V ka dy ulëse dhe motorin me katër cilindra e kapacitet prej 230 kuajfuqi.

Kjo makinë fluturuese mund të konvertohet nga një veturë me tre rrota në një “helikopter” në vetëm 10 minuta, dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 km në orë e arrin për vetëm 8 sekonda./abcnews.al

SHPËRNDAJE