Majlinda, Nora, Distria dhe Akili, mësojnë kundërshtarët e Botërorit

Xhudistët kosovarë i kanë mësuar kundërshtarët me të cilët do të kenë punë në kampionatin Botëror të xhudos, shkruan zeri.info.

Majlinda Kelmendi e ka kaluar rrethin e parë pa luftë në 52 kilogramë dhe në xhiron e dytë do ta presë fituesen e duelit ndërmjet zviceranes Evelyne Tschopp dhe koreanes Aerim Kwon.

Në të njëjtën kategori, Distria Krasniqi po ashtu e ka kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë do të ketë punë me fituesen e duelit ndërmjet azerbajxhanases, Nazakat Azizova dhe marokenes Ikram Soukate.

Edhe Nora Gjakova, në 57 kilogramë, kaloi në rrethin e dytë pa luftë, ku do të përballet me fituesen e duelit ndërmjet hungarezes Hedvig Karakas dhe garueses nga Beninim, Chantel Zinhoue Akogbeto.

Akil Gjakova, i vetmi garues mashkull nga Kosova, në kategorinë 73 kilogramë, do të përballet në rrethin e parë me spanjollin Javier Ramirez.