Majlinda Kelmendi kalon në finale të Grand Prixit të Tel Avivit

Majlinda Kelmendi ka fituar në gjysmëfinale ndaj Andreea Chitu duke kaluar në finale të Grand Prixit të Tel Avivit në Izrael. Xhudistja nga Peja ka fituar pa problem dy ndeshjet e para në Grand Prixin e Tel Avivit duke i fituar me ippon. Fillimisht Majlinda mposhti në ndeshjen e parë xhudisten nga Gjeorgjia, Tetiana Levytska Shukvani. Me këtë fitore, Kelmendi e siguroi kalimin në çerekfinale, ku edhe aty shënoi fitore pa shumë problem. Në çerekfinale, xhudistja pejane u takua me Fabienne Kocher nga Zvicra, të cilën gjithashtu e mposhti gjithashtu me ippon. Kjo fitore bëri që Majlinda të shihet arrë e fortë në përballjen gjysmëfinale me rumunen Andreea Chitu në kategorinë deri në 52 kilogramë. Në gjysmëfinale, u zhvillua luftë e fortë e cila shkoi në vazhdime, dhe aty Majlinda e tregoi forcën e vërtetë duke fituar me ippon. Në finale, Majlinda do të përballet me izraeliten Gili Cohen, e cila mposhti bashkëvendësen e tij Gefen Primo.