Majlinda Kelmendi humbet në gjysmëfinale, ka shpresë për medalje

Majlinda Kelmendi është eliminuar në gjysmëfinale të kampionatit botëror, që po mbahet në Tokio të Japonisë, kategoria -52 kg.

Kelmendi u mposht në gjysmëfinale nga xhudistja e talentuar japoneze, Uta Abe me ‘ippon’.

Të dy xhudistet patën nga dy ndëshkime, ndërsa në fund 19-vjeçarja arriti të triumfonte me ‘ippon’, shkruan lajmi.net.

Gjithsesi, Majlinda Kelmendi ka shansin që përmes repesazhit t’i sigurojë Kosovës medaljen e bronztë.

Ajo do të ndeshet me portugezen Joana Ramos në gjysmëfinalen e repesazhit.

SHPËRNDAJE