Majlinda Kelmendi fiton çerekfinalen, kalon tek katër më të mirat

Mbretëresha e xhudos, Majlinda Kelmendi, ka vazhduar me paraqitje fenomenale në Grand Prix Budapest.

Në kategorinë deri në 52 kilogramë, Kelmendi ka arritur të regjistrojë edhe fitoren e dytë në këtë turne, shkruan lajmi.net.

Pasi gjunjëzoi xhudisten nga meksika, radha ishte për Tetiana Levytska Shukvani nga Gjeorgjia, e cila gjithashtu ishte e pafuqishme kundër Majlindës.

Kelmendi këtë duel e fitoi me ‘Golden Score’ dhe tashmë do të jetë në mesin e katër më të mirave, ku përballet me japonezën Chishima Maeda.

SHPËRNDAJE