Majlinda Kelmendi e Artë në Abu Dhabi

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kampionia olimpike ka arritur që në finale të mposht italianen Odette Giuffrida, në një luftë të jashtëzakonshme që zgjati gati tetë minuta.

Majlinda ia doli të rrëzojë në tokë xhudisten Giuffrida, duke fituar përballjen me Ippon.

Rruga deri në finale nuk ka qenë e lehtë për krenarinë e Kosovës, që këtë turne e nisi duke e mundur Salimata Fofana nga Bregu i Fildishtë, për të fituar në raundin e dytë kundër Anna Kazyulina.

Në gjysmëfinale, Majlinda mposhti garuesen e papërshtatshme nga Britania, Chelsie Giles, fitore që ia mundësoi finalen, përballë Guidetti, të cilën e kishte mposhtur edhe në sfidën e paharruar në Lojërat Olimpike, për medaljen e artë.

SHPËRNDAJE