Majlinda Kelmendi e ARTË, e fiton finalen me ippon

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e parë të artë që nga rikthimi nga lëndimi, duke e mundur në finale xhudisten nga Zvicra, Evelyne Tschopp, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kampionia olimpike ka harruar Grand Prixin e Kazakistanit ku shkaku i lëndimit humbi medaljen e artë, për t’u kthyer edhe më e përgatitur në ‘Tashkent 2018’ në Uzbekistan, raporton lajmi.net.

Në Grand Prixin e ‘Tashkent 2018’, xhudistja nga Kosova ka qenë e pa konkurrencë në kategorinë e saj, duke arritur deri në finale, ku fitoi edhe medaljen e artë pas fitores me ippon ndaj Evelyne Tschopp.

Kjo është medalja e parë e artë për Majlindën që nga rikthimi nga lëndimi që e mbajti jashtë garave për disa muaj.

 

SHPËRNDAJE