Majlinda Kelmendi arrin në finale

Majlinda Kelmendi ka fituar edhe gjysmëfinalen në Grand Slam të Dusseldorfit që po zhvillohet në Gjermani.

Xhudistja kosovare e ka mposhtur me ippon italianen Oddete Giuffrida.

Në finale ajo do të përballet me mongolen Sosorbaram Ikhagvasuren.