Majlinda fiton sërish me ippon, kalon në çerekfinale

Majlinda Kelmendi ka kaluar në çerekfinale të Grand Slamit në Dyseldorf të Gjermanisë.

Ka ardhur edhe fitorja e dytë për Majlinda Kelmendin.Kampionia olimpike në luftën e raundit të tretë ka mposhtur xhudisten nga Brazili, Eleudis Valentim.

Edhe këtë fitore, Majlinda Kelmendi e arriti me ippon.

Rrugën drejt gjysmëfinales Majlinda do ta kërkojë në luftën ndaj xhudistes nga Koreja e Jugut, Bokyeong Jeong.