Majlinda dhe Nora rikthehen në Kosovë me medalje nga Bjellorusia

Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova janë rikthyer në Kosovë, ku u priten nga një numër njerëzish, pas medaljeve të fituara në Lojërat Evropiane Minks 2019 në Bjellorusi gjatë fundjavës.

Atyre iu është bërë një pritje shumë e mirë nga shumë njerëz në Aeroportin Adem Jashari në Prishtinë sot.

Kampionia olimpike Kelmendi e fitoi medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogramë në xhudo, e cila ishte e parë në histori të Kosovës në Lojëra Evropiane.

Nora, ndërkohë, e fitoi medaljen e argjendtë, në kategorinë deri 57 kilogramë. E dyta për Norën në këto lojëra.

Ato ia sollën Kosovës katër medalje në total nga Bjellorusia, pasi përveç medaljeve në Lojërat Evropiane, ato i fituan njëkohësisht edhe nga një medalje për Kampionat Evropian.