Mainzi ndal Dortmundin

Borussia Dortmund vazhdon të lëshoi pikë në udhëtim.

‘Milionerët’ nuk kanë arritur të marrin më shumë se një pikë nga udhëtimi te Mainz, duke barazuar 1:1 në kuadër të xhiros së 18-të.

Marco Reus pas një asistimi të pranuar nga Schurrle, kaloi Dortmundin në epërsi në minutën e 3-të.

Vendasit barazimin e arritën në minutën e 83-të, nëpërmjet Latza.

Pas këtij barazimi, Dortmundi renditet në vendin e katërt me 31 pikë, ndërsa xhiron e ardhshme në ‘Signal Iduna Park’ pret Leipzigun.