Maduro: Populli i Venezuelës do ta mbrojë vendin

Numri i Forcave Kombëtare të Milicisë Bolivariane, të cilën qeveria në Venezuelë e ka krijuar për raste të jashtëzakonshme dhe të mobilizimit, ka tejkaluar shifrën 2 milionë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kryeqytetin e Venezuelës, Caracas, vend i cili është përballë krizës më serioze politike në historinë e saj dhe kërcënohet nga SHBA për okupim, është organizuar ceremoni me rastin 17 vjetorit të shtypjes së grusht shtetit ndaj ish-presidentit të vendit Hugo Chavez që ka zgjatur 48 orë, si dhe 10 vjetorin e themelimit të Forcave Kombëtare të Milicisë Bolivariane.

Ceremonia është organizuar në Sheshin e Heronjve, me pjesëmarrjen e presidentit Nicolas Maduro, ku u betuan mbi 2 milionë e 199 mijë pjesëtarë të forcave.

Maduro, në fjalimin e tij në ceremoni tha se synojnë që numrin e milicëve të rrisin në 3 milionë, duke theksuar se milicët mbajnë një vend të rëndësishëm në mbrojtjen e paqes në vend.

Ai duke tërhequr vëmendjen në rritjen e numrit të milicëve bolivariane, tha se kjo tregon që populli do ta mbrojë vendin nën çdo kusht.

Presidenti venezuelas gjithashtu rikujtoi edhe grusht shtetin 48 orësh ndaj ish-presidentit të vendit më 11 prill 2002 dhe që përfundoi më 13 prill me mbështetjen e popullit, tha se kjo ngjarje është grusht shteti i parë mediatik në historinë e Amerikës Latine.

Në ceremoni morën pjesë edhe zyrtarë të tjerë të lartë.

SHPËRNDAJE