Macron: Për tu mbrojtur na duhet një ushtri e vërtetë europiane

Europa nuk mund të mbrohet pa një ushtri të vërtetë europiane. Është kjo deklarata e presidentit francez, Emanuel Macron, i cili u shpreh i shqetësuar nga Rusia, që sipas tij ndodhet në kufijtë e Europës dhe ka dëshmuar se mund të jetë e rrezikshme.

Kreu i shtetit francez theksoi domosdoshmërinë e mbrojtjes së vendeve të Bashkimit Europian edhe nga Kina e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Makron këto dy vende kanë braktisur traktatin bërthamor të firmosur me Bashkimin sovjetik në vitet ’80./abcnews.al