Macron, i fundit që ngriti zërin kundër vrasjeve të Rohingyave

Presidenti francez Emmanuel Macron u bë i fundit që ngriti zërin kundër vrasjeve të muslimanëve Rohingya në Mianmar, dhe u quajti gjenocid.

“Franca do të punojë me partnerët e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të marrë iniciativën kundër genocidit dhe spastrimit etnik”, tha Macron në një intervistë me transmetuesin francez TMC në Nju Jork.

Në fjalimin e tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën, Macron përdori fjalët “spastrim etnik” për të përshkruar vrasjen masive të Rohingya në shtetin perëndimor të Myanmarit, në Rakhine.

“Ne duhet të dënojmë spastrimin etnik që është duke u zhvilluar” shtoi ai në intervistën e tij.

Që nga 25 gushti, më shumë se 421,000 Rohingya kanë kaluar nga Rakhine në Bangladesh, sipas OKB. /MESAZHI/