Lulzim Basha i pandehur për “falsifikim dokumentesh’

Është mbyllur nga Prokuroria e Tiranës dosja për financimet ruse në SHBA për zgjedhjet e përgjithshme të 2017, kundër kreut të PD-së Lulzim Bashës. Akuza për pastrim parash kundër tij ka rënë

Mirëpo tashmë kryetari i Partisë Demokratike Basha është marrë i pandehur për veprën penale të ‘falsifikimit të vulave stampave ose formularëve’.

Kodi Penal e përcakton për këtë vepër se “Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë përpilimin e tyre, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet”.

Së bashku me Bashën janë të pandehur edhe Arben Ristani, ish-sekretari i përgjithshëm i PD, dhe Ilir Dervishi, financier i PD.

Gjithashtu lidhur me dosjen për ‘falsifikim dokumentesh’ ku Basha është i pandehur është bërë një debat në Prokurorinë e Tiranës.

Tre prokurorë e kanë patur këtë dosje në dorë dhe mësohet se 2 prej tyre e kanë firmosur, ndërsa prokurori i tretë nuk e ka firmosur.

Prokurori i cili nuk e ka firmosur dosjen në ngarkim të kreut të PS-së, Lulzim Bashës mësohet të jetë Kol Hysenaj. Ai nuk ka dhënë shpjegime lidhur me këtë vendim./Opinion.al/