Lukaku transferohet te Interi?

Pas kërkesës së Romelu Lukaku për t’u larguar nga skuadra e Manchester United, Interi ka ofruar menjëherë 70 milionë euro për transferimin e sulmuesit. Nga të gjitha skuadrat të cilat kërkojnë shërbimet e sulmuesit, duket se Interi është klubi i cili është shumë pranë konkretizimit të nënshkrimit të kontratës.

Piero Ausilio ka mbërritur në Londër për t’u takuar me drejtuesit e skuadrës angleze ku do të bëjë edhe ofertën zyrtare. Inter vazhdon përgatitjet në Lugano dhe tekniku italian këmbëngul për të mbyllur marrëveshjen me djajtë e kuq para nisjes në turin aziatik fundjavën e ardhshme.

Nga ana tjetër, Manchester United nuk pranon që Lukaku të largohet nga skuadra poshtë shifrës së 85 milionë eurove. Zikaltërit ofrojnë 10 milionë euro për huazim një vjeçar dhe më pas blerjen e belgut do ta paguajnë me dy këste nga 30 milionë euro.

Por, pas refuzimit të Lukakut për t’u të vijuar stërvitjen me Manchester United, duket se Interi është shumë pranë nënshkrimit të kontratës./ Opinion.al