Lufta mes bandave i lë të vdekur 20 trafikantë

Nënzetë persona të armatosur u vranë dhe pesë policë u plagosën në shpërthimet që ndoodhën në Mazatlan të Meksikës.

Një grup prej 17 burrave të armatosur të cilët ndodheshin në katër automjete, gjuajtën me armë zjarri dy burra të tjerë të një “grupi rival”, duke detyruar policinë lokale të ndërhyjë.

Lufta vazhdoi në një autostradë ku policia vrau personat e armatosur, sipas Zëvendës Sekretarit Sinaloa Cristobal Castaneda.

“Zyrtarët e policisë u ballafaquan me një numër të konsiderueshëm agresorësh. Megjithatë, falë trajnimit dhe profesionalizmit të tyre, ata arritën të ecnin përpara. Policët e plagosur janë mirë, “tha Casteneda gjatë një konference shtypi.

Shumë trafikantë droge dhe grupe kanë origjinën nga ky rajon turistik, duke përfshirë edhe kartelin vdekjeprurës Sinaloa, që u drejtua nga Joaquin “El Chapo” Guzman.
Ekspertët besojnë se kapja e Guzmanit krijoi një luftë pushteti midis fraksioneve rivale që duan të kontrollojnë kartelin.
Karteli i Sinaloa gjithashtu lufton për kontrollin e territorit kundër grupeve të tjera kriminale si Jalisco New Generation. /MESAZHI/