Lufta me kartelet e drogës, mesatarisht 100 vrasje çdo ditë në Meksikë

Numri i vrasjeve në Meksikë ka arritur përmasat e një bilanci lufte. Ky numër u rrit me 2% në 10 muajt e parë të vitit 2019, ndërsa mendohet se rol kryesor ka luajtur përshkallëzimi i luftës së shtetit me kartelet e drogës.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Sigurisë Publike, 29.414 persona janë vrarë deri tani në vitin 2019, krahasuar me 28.869 të vrarë në të njëjtën periudhë në vitin 2018.

Në muajin qershor u vranë mesatarisht 102 persona në ditë, shifër që pësoi një rënie në tetor, ku numri zbriti në 94.

Viti më i “zi” në historinë e vendit ishte ai 2018 por besohet se kjo shifër me shumë mundësi do të kalohet këtë vit.

Që kur Meksika nisi luftën kundër karteleve dhe krimit të organizuar në vitin 2006, më shumë se 200.000 persona janë vrarë./Opinion.al

SHPËRNDAJE