Lucas Moura largohet nga PSG, befason me klubin e ri

Lucas Moura ka vendosur të nënshkruajë me klubin e Tottenham Hotspur.

Lucas Moura do të largohet nga Paris Saint-Germain.

“L’Equipe” ka njoftuar se sulmuesi brazilian është pranë transferimit në Premierligë.

Futbollisti që ishte përmendur si objektiv i Napolit, ka vendosur të nënshkruajë me klubin e Tottenham Hotspur, përcjell “lajmi.net”.

Madje, Lucas mund të luajë me Tottenhamin edhe në Ligën e Kampionëve në ballafaqimet e ardhshme ndaj Juventusit.