Londra tronditet nga një sulm terrorist (FOTO)

Gjashtë persona janë vrarë dhe të paktën 48 janë plagosur në një sulm terrorist në Londër, dhe ne mesin e te vrareve jane tre sulmues meshkuj, te cilet u vranë nga policia.
Një furgon i bardhë goditi këmbësorët në Uren e Londrës rreth ores 22:00, para se tre burra te dilnin jashtë dhe te qellonin me thike njerëzit në një lokal pranë Borough Market.
Policia tha se të tre burrat mbanin jelek te rremë bombash.
Një nga të lënduarit është një oficer i policisë i cili u godit me thikë pasi kishte shkuar për ndihmë.

Kryeministreja Theresa May i përshkroi ngjarjet e së shtunës mbrëma si “të tmerrshme”, ndërsa udhëheqësi i punës Jeremy Corbyn i quajti ato “brutale dhe tronditëse”.
Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan tha se ishte “një sulm i qëllimshëm dhe frikacak ndaj londinezëve të pafajshëm”.
Më shumë se 80 mjekë u dërguan në vendngjarje dhe të plagosurit, disa prej tyre në gjendje kritike, tani po trajtohen në pesë spitalet e kryeqytetin. /MESAZHI/

Man on ground at Borough Market

Map of London Bridge area

People run down Borough High Street as police are dealing with a

Armed police officer in Borough High Street

Police and ambulance could be seen on the south side of London Bridge