Lojtari në Bundesligë shënon gol të jashtëzakonshëm nga mesi i fushës – Video

Freiburg ka fituar ndaj Borusia Monchengladbach me rezultatin 3-1 në kuadër të Bundesligës.

Golin e tretë për Freiburgin e shënoi Lucas Holer, i cili realizoi një “perlë” të vërtetë nga mesi i fushës, pasi në portë nuk ishte portieri kundërshtar, shkruan syri.net.

Për Monchengladbachin golin e vetëm e shënoi vëllai i Eden Hazardit, Thorgan, nga pika e bardhë.