Lojtari i Man Utd kërkon falje për paraqitjen e dobët kundër Barcelonës

David de Gea u ka kërkuar falja bashkëlojtarëve të Manchester United në zhveshtore pas humbjes nga Barcelona në Ligën e Kampionëve.

Portieri i Manchester United ka bërë një gabim të rëndë te goli i dytë i shënuar nga Lionel Messi.Skuadra e Ole Gunnar Solskajer humbi ndeshjen e dytë në ‘Camp Nou’ me rezultat 3:0, ndërsa rezultati i përgjithshëm pas dy ndeshjeve shkon në 4:0.

Sipas ‘The Sun’, De Gea u ka kërkuar falje bashkëlojtarëve për gabimin e tij, përcjell ‘lajmi.net’.

Tekniku spanjoll u ka thënë bashkëlojtarëve se Manchester United ka mundur ta fitonte ndeshjen nëse nuk do të ishte gabimi i tij.