Ruben Loftus-Cheek po e mendon largimin nga Chelsea.
Ruben Loftus-Cheek nuk është i lumtur me minutazhën e ofruar nga Maurizio Sarri, andaj dëshiron të largohet në janar.
Chelsea nuk do ta lejoj shitjen e tij, mirëpo do ta huazoj te ndonjë skuadër e Premierligës, përcjell “lajmi.net”.
Skuadra londineze tashmë ka marr ofertë nga Evertoni dhe West Hami, andaj blutë do ta shikojnë mundësinë më të mirë se ku mund të luaj mesfushori më shumë.