Lojtari amerikan sulmohet nga një shqiponjë (VIDEO)

Moment “paniku” për lojtarin e Seattle Mariners, Xhejms Pakstonit.

Për të nisur lojën në ndeshjen e kampionatit MLB (bejsboll) kundër Minesota Tuins i është dashur fillimisht të “ndeshet” me një… shqiponjë (kokëbardhë, si ajo e flamurit amerikan).

Sulmi ka qenë i papritur, gjatë himnit kombëtar. Atleti, megjithatë, ka ditur të mbrohet dhe gjithçka ka përfunduar pa pasoja.

https://www.youtube.com/watch?v=hY274MR-bZg