Lojrat Aziatike në Indonezi, për siguri vriten 77 persona

Në operacionet e kryera gjatë Lojrave Aziatike, të cilat kanë filluar sot në Indonezi, janë vrarë 77 persona të dyshuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Amnesty Internacional (AI) thekson se të dyshuarit janë vrarë në kuadër të operacioneve të sigurisë të cilat kanë filluar nga janari i këtij viti, me qëllim të vendosjes së sigurisë për pjesëmarrësit e Lojrave Aziatike.

Organziata AI ka dënuar vrasjet e të dyshuarve duke theksuar se nuk mbështesin politikën “njëher vrite, pastaj heto”.

Gjatë mbajtjes dy javore të Lojrave Aziatike në mbarë vendin janë angazhuar 100 mijë policë.

Drejtori i policisë, Tito Karnavian, më herët pati deklaruar se janë vrarë 21 persona. Të vrarët, sipas tij, kryesisht janë vrarë në përleshje me policinë dhe për dyshimet se janë anëtarë të organizatës terroriste.

Tito ka konfirmaur se janë arrestuar 221 persona.

Në sulmet e kryera në mes të majit në Surabay dhe Sidoray jetën kanë humbur 27 persona dhe 42 të tjerë janë plagosur.