“Logos – A dhe Shkupi shpërndajnë libra falas për hir të 7 Marsit” (VIDEO)

“Për nder të Ditës së Mësuesit Shqiptar – 7 Marsi, SHB “Logos-A”, SHB “Shkupi” dhe Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë, fillojnë simbolikisht dhurimin e librave në të gjitha shkollat fillore në gjuhën shqipe të Maqedonisë, si dhe 13 shkollat e mesme në gjuhën shqipe të Shkupit, nën moton “..”Shkupi” për Shkupin”!

Poashtu, Logos-A, dhuron nga një libër të Sami Frashërit të gjithë arsimtarëve shqiptarë në Maqedoni. Arsimtarëve dramën NDËRGJEGJA, ndërkaq arsimtareve librin GRATË, libra të pabotuar deri më tash nga Sami Frashëri.

Për shkak të simbolikës, fushata dhuruese e Shtëpisë Botuese “Logos-A” do të fillojë nga Shkolla Fillore “Liria” në Shkup më 7 Mars në orën 9.00, ndërsa fushata dhuruese e Shtëpisë Botuese “Shkupi” fillon po ashtu me 7 Mars, por në orën 17.00, dhe në Gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup”.