‘Llava bombë’ nga vullkani i Hawaiit godet anijen me turistë, duke plagosur të paktën 22 vetë

Një “bombë llave”, një copë fluturuese e shkëmbit të shkrirë, goditi një varkë turistike në oqean pranë ishullit të madh të Hawaiit, duke goditur çatinë e anijes dhe duke plagosur njerëzit në bord, konfirmon departamenti zjarrfikës i ishullit.

Të paktën 22 persona u plagosën kur llava goditi anijen, e cila kishte gjithsej 52 vetë. Një nga dëmtimet e turistëve u klasifikuan si të rënda. Dhjetë vetë u trajtuan në vend kur varka arriti në Wailoa Harbor, ndërsa pjesa tjetër u dërgua në spital.

Ndërkohë që turistët që ndodheshin në anije në udhëtimin e rrezikshëm ndoshta nuk ishin në kërkim të llavës, kompania që organizoi udhëtimin  kishte premtuar një “përvojë që të ndryshon jetën”.

“Varka turistike është një mënyrë emocionuese për të përjetuar lavën e nxehtë në det. Shihni, dëgjoni dhe ndjeni të nxehtit nga vendi në rreshtin e parë në bordin e një nga catamarani të  klasit botëror”, shkruhet në website

Një bombë lavë është një fenomen natyror që ndodh kur fluksi i nxehtë i lavës përzihet me ujërat e oqeanit të ftohtë, me reagimin që rezulton të shkaktojë një shpërthim.

Departamenti i Tokës dhe Burimeve Natyrore të Hawaii lëshoi një deklaratë duke thënë se raportet fillestare tregojnë se anija kishte lundruar “jashtë zonës së sigurisë të Gardës Bregdetare të SHBA-së” në momentin që ishte ‘bombarduar’ nga lava.

Rojet bregdetare, ndërkohë, u kanë kujtuar të gjitha anijeve rëndësinë e respektimit të zonës së sigurisë prej 300 metrash, e vendosur rreth të gjitha pikave hyrëse të llavës. Ata që afrohen pa marrë miratimin paraprak nga Rojet bregdetare për të hyrë në zonën e caktuar mund të përballen me akuza penale dhe civile.

Vullkani i Kilauea i Hawaii ka shpërthyer për më shumë se dy muaj, duke shkaktuar evakuime dhe madje duke formuar ishuj të rinj, shkruan Russia Today

Një shpërthim i kraterit të premten shkatërroi qindra shtëpi në Big Island, me rrjedhat e llavës që hynin në oqean. Ndërsa masat e nxehta ftoheshin, ata zbuluan një ishull të ri të vogël që llogaritet të jetë rreth 20 deri në 30 metra në diametër.