“Liverpul”: Gati 100 milionë euro për Dembele

Usmane Dembele ka qenë gjithnjë në shënjestrën e klubeve angleze, por “Luverpuli” është angazhuar seriozisht për ta larguar nga Barcelona.

Klubi britanik është gati të japë 100 milionë euro për sulmuesin francez, një shifër që do e bënte Dembelenë lojtarin më të paguar nga “Liverpuli”.

Juergen Klopp e njeh shumë mirë lojtarin, që sipas medias britanike, kur u ble nga “Borusia Dortmund”, jetoi në një shtëpi që ishte në pronësi të trajnerit të “Liverpulit”.

Dembele, 21 vjeç, ka një kontratë me klubin katalanas që skadon në vitin 2022, po gjithnjë ka kërkuar më shumë hapësirë./ ATSH-ANSA